Leonardo pranë Interit

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pritet që të bëjë ndryshime në stolin e Interit dhe atë duke filluar nga shkarkimi i Rafa Benitezit, të cilin pritet ta zëvendësojë me legjendën e Milanit, Leonardo.
Të hënën Moratti ka thënë se ai nuk dëshiron më rezultate të këqija, ndërsa pas humbjes së pësuar nga Werder Bremeni, eprori nerazzur pritet që t’u japë jetë ideve të tij.
FCinter1908.it njofton se Moratti do të fillojë bisedimet me Leonardon duke i ofruar atij rolin e zëvendësuesit të teknikut spanjoll. Sidoqoftë, vet Leonardo i ka mohuar këto spekulime edhe pse Moratti thuhet se e dëshiron atë si njeriun për të nisur një projekt afatgjatë për të rigjetur stabilitetin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...