Wenger: LK është në dorën tonë

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Rezultatet zhgënjyese të Arsenalit në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve detyrojnë Topçinjtë që të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fazës së fundit grupore ndaj Partizanit, ndërsa Arsene Wenger nuk shprehet të jetë dhe aq i brengosur për këtë.
“Për ne është mjaft e thjeshtë: Ne duam që Liga e Kampionëve të jetë pjesë e rëndësishme e planeve tona, ne duam të jemi në fazën tjetër dhe të kualifikohemi, prandaj duam të mposhtim Partizanin. Ne e kemi vënë veten në një pozitë të papërshtatshme, por është ende në dorën tonë”, theksoi Wenger.
Strategu francez hodhi poshtë problemet në mbrojtje, duke thënë se fakti që Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në Ligën Premier flet më shumë rreth soliditetit në fazën defensive.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...