Ranieri: Të fokusohemi në Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka porositur lojtarët e tij të ruajnë fokusin në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Cluj.
Giallorosët kanë nevojë vetëm për një pikë për të kaluar fazën grupore, por edhe një humbje nga ekipi rumun mund të jetë e mjaftueshme, nëse Basel dështon të mposhtë ekipin tashmë të kualifikuar Bayern Munich.
“Ne duhet të fokusohemi në veten tonë dhe jo në rezultatin e Bayern Munich. Kjo është një ndeshje e rrezikshme, pasi Cluj është një ekip shumë i mirë dhe do të kërkojë të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ranieri.
“Ka favoritë më të mëdhenj se Roma për të fituar Ligën e Kampionëve, por në ndonjë moment favoritët mund të rrëshqasin. Ne do të mendojmë për të kaluar këtë rund, pastaj do të shohim”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...