Caroll: Jam i aftë të jem numri 9

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Caroll mendon se ai është në gjendje ta përballojë presionin e lartë pas largimit të Fernando Torres, pasi është pikërisht sulmuesi anglez ai që do të bartë numrin nëntë.
“Teksa e shikoja Alan Shearrer kur kam pasur një biletë sezonale, ishte pikërisht kjo fanellë ajo të cilën e kam kërkuar kur jam rritur. Më pas shënova shumë gola në Championship dhe kam pasur të drejtë ta kërkoj atë fanellë”.
“Është shumë më ndryshe tani se sa kur isha në Championship. Po promovohem në fanellën nr.9 të një prej ekipeve më të mira në botë. Ndodhi aq shpejtë, teksa po mendoj për këtë, vërtet duket ndryshim shumë i madh”, tha Caroll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...