Arbeloa: Sociedad, kundërshtar serioz
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij se Real Sociedadi mund të jetë shumë i rrezikshëm në ndeshjen që zhvillohet këtë fundjavë në Santiago Bernabeu.
“Kur kemi luajtur ndaj tyre më herët gjatë sezonit, ishte e komplikuar, kështu që unë e di se do të jetë e vështirë në Bernabeu. Shpresoj se mund të shihni shumë gola, por mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë”.
“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, sidomos në krah. Xabi Prieto dhe Antoine Griezmann janë të shkëlqyer dhe ndoshta fakti që ata po vijnë këtu dhe po luajnë pa presion i bën ata të rrezikshëm. Ata dinë të mbajnë topin dhe këtë e kanë dëshmuar”, u shpreh Arbeloa.
Category: Futboll
0 Komente