Chelsea të shesë pesë lojtarë?

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Chelsea pritet të shesë gjatë verës rreth pesë lojtarë për të kompenzuar shpenzimet prej më se 75 milionë funtesh në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për transferimet e Fernando Torres dhe David Luiz.
Sipas The Sun, Didier Drogba, Florent Malouda, John Obi Mikel, Jose Bosingwa dhe Youri Zhirkov pritet që të largohen nga Stamford Bridge në fund të sezonit, me pronarin e Chelseat Roman Abramovich, që dëshiron të kompenzojë shpenzimet gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Janë disa emra të mëdhenj që kanë paga të larta por që kanë dështuar të tregojnë formë të mirë. Nëse gjërat nuk përmirësohen atëherë do të ketë shumë ndryshime gjatë verës. Konkurrenca do të jetë më e madhe tani e kështu motivimi do jetë më i madh për të gjithë”, u shpreh një burim brenda klubit londinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...