Moratti: Është herët të thuhet se luftojmë për Skudeto

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Massimo Moratti thotë se është ende herët të thuhet se Milani dhe Interi do të jenë ekipet e vetme që do të luftojnë për titullin e kampionit të Italisë.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Barit, Interi është ngjitur në pozitën e tretë të tabelës Me shtatë pikë më pak se Milani, por edhe me një ndeshje më pak.
“Shpresoj se Leonardo do të bëjë një punë të shkëlqyeshme. Milani dhe Interi luftojnë për Skidetton? Do të thosha se është ende herët të flitet për diçka të tillë. Sa i takon asaj nëse Milani ka frikë nga Interi, do thosha se të gjitha ekipet kanë frikë nga njëri-tjetri pasi çdokush luan për kampionatin e vet”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...