Redknapp dëshiron të transferojë Beckhamin

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.
Kontrata e Beckham skadon më vonë gjatë këtij viti dhe Redknapp shpreson ta sjellë mesfushorin anglez në White Lart Lane.
I pyetur nëse do të provojë të sjellë Beckham, Redknapp ka thënë: “Mund ta bëj po. Më pëlqen ai. Më pëlqen mënyra se si ai luan. Atë top që Va nder Vaart e gjuajti për Crouchy, ai e bëri shtatë herë të nesërmen në stërvitje”.
“Ishte sikur ai kishte një radar dhe Crouchy vazhdonte t’i dërgonte ato me kokë në gol. Thosha, ‘Këtë ju kam kërkuar ta bëni djelmosha’. David ka qenë fantastik. Ai është top-klas. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm këtu. Do të dëshironit ta kishit atë në klub”, ka shtuar trajneri i Spursave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...