Dzeko ende shpreson të luajë për Milanin

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Edin Dzeko dëshiron të largohet nga Manchester City dhe të transferohet te Milani, shkruajnë mediat italiane.
Tuttosport bën të ditur se Dzeko dëshiron të largohet nga Eastlands gjatë verës dhe kampi i tij tashmë ka qenë në kontakte me Milanin.
Rossonerët e kanë përcjellë boshnjakun për dy vite dhe ishin afër për ta transferuar atë në dy afatet e kaluara kalimtare verore.
Megjithatë një transferim i mundshëm i Dzekos do të ndodhte vetëm nëse Milani nuk arrin të nënshkruajë në mënyrë të përhershme me Zlatan Ibrahimovic, i cili është i huazuar nga Barca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...