Mourinho: Ky do të jetë “skandali Bernabeu”

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Jose Mourinho është i zhgënjyer nga paraqitja e arbitrit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që e pa Barcelonën të krijojë një avantazh të dukshëm (2-0) që në ndeshjen e parë.
“Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur dhe kam bërë gaz. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tash”.“Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo [arbitri i ndeshjes Chelsea - Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007], Busacca [në ndeshjen Barcelona - Arsenal këtë vit], Stark [në këtë ndeshje]? Në secilën gjysmëfinale ndodh e njëjta. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Chelsea nuk shkoi në finale? Pse Inter duhej të shpëtohej nga një mrekulli?”.
“Kur ishim 0-0 duhej të inkuadronim Kaka për Lass [para përjashtimit]. Nuk e di nëse fuqia e [presidentit të Federatës Spanjolle] Angel Villar në Uefa, ose Unicefit, por nuk e kuptoj”.
“Guardiola është një trajner fantastik, por ai e fitoi Ligën e Kampionëve, që do të më turpëronte mua, me skandalin në Stamford Bridge. Këtë vit, nëse ai e fiton, do të jetë skandali Bernabeu”, ka thënë Mourinho pas disfatës së mbrëmshme.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...