Guardiola krenar me lojtarët
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë krenar për lojtarët e tij, pas fitores 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.
Rivali i tij nga Real Madridi, Jose Mourinho, lëshoi disa sulme në drejtim të arbitrit Wolfgang Stark dhe tha se ka pasur konspiracion në favor të klubit katalanas.
Ndryshe nga përplasja para ndeshjes, kur Guardiola iu përgjigj portugezit, kësaj here ai ka folur vetëm për ekipin e tij dhe për rrugën drejt finales së 28 majit në Wembley.
“Ne jemi një hap larg nga finalja por nuk jemi ende në Wembley. Ne e respektojmë Real Madridin dhe e dimë se ata janë të aftë për gjithçka, andaj nuk do t’i nënvlerësojmë”.
“Një ekip që ka nëntë Kupa Evropiane kurrë nuk dorëzohet, jam i bindur në këtë. Ne bëmë një ndeshje të mirë. Ne i kontrolluam kundërsulmet e tyre dhe lojën e tyre në ajër, që ishte shumë e rrezikshme”, ka thënë Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente