Rooney pritet të luajë ndaj Benficas
Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, pret që Wayne Rooney të jetë në formë për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.
Sulmuesi anglez nuk ishte në fushën stërvitore të hënën, mirëpo trajneri ka thënë se ai nuk ka lëndim serioz dhe se pritet që të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, e cila mund t’ia sigurojë kualifikimin Manchester Unitedit.
“Wayne ka pësuar disa goditje dhe mungoi në stërvitje sot (e hënë), por do të jetë në rregull”, ka treguar Sir Alex.
Category: Futboll
0 Komente