Top-katërshi objektiv i Liverpoolit
Mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, thotë se ekipi i tij do të luftojë për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
“Po e marrim ndeshje pas ndeshjeje, por qëllimi ynë është top-katërshi dhe për këtë po luftojmë”.
“Nëse fillojmë të marrim më shumë pikë në shtëpi dhe e vazhdojmë atë që jemi duke e bërë si mysafirë, jam i sigurt se nuk do të jemi larg”, ka thënë Johnson për BBC Radio Merseyside.
Category: Futboll
0 Komente