Andres Iniesta, 50 ndeshje pa humbje

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Emilio Butragueno, duke qenë prezent në 50 ndeshje radhazi për Barcelonën pa pësuar humbje.

Një prej mesfushorëve më të mirë në botë shijoi fitoren e 42-të nga 50 ndeshjet e fundit të luajtura në fanellën e Barcelonës, teksa tetë ndeshje tjera janë barazime. Humbja e fundit e Iniestës në fanellën e Barcelonës është në fillim të sezonit të kaluar me rezultat 2-0 ndaj Herculesit në Camp Nou.

Dhe, rekordin e drejtorit aktual të Real Madridit Iniesta mund ta thyejë hiç më larg se në ndeshjen ndaj Granadës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...