Button fiton në Australi

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Jenson Button Piloti i McLaren, Jenson Button, është fituesi i garës së parë të sezonit të ri në Formula 1, pasi australiani arriti që pikërisht në Melbourne të Australisë të nisë luftën e tij për një titull të dytë.

Button nga fillimi ishte dominant dhe arriti që në fillim ta tejkalojë kolegun e tij Hamilton, për të rritur më pas avantazhin. Në vendin e dytë u rendit kampioni aktual nga Red Bull, Sebastian Vettel, i cili la prapa njeriun që startoi nga pole pozicioni, Leëis Hamilton.

Kimi Raikkonen, i rikthyeri në Formula 1 arriti që në mënyrë bravoroze të zë vendin e shtatë, duke treguar se mund të vazhdojë formën e dikurshme.

Por, sigurisht befasia më e madhe e kësaj gare ishte Fernando Alonso i Ferrarit, i cili si kampion i vërtetë arriti të ngjitej nga pozita e 12-të në vendin e pestë.

Gara e ardhshme mbahet në Malajzi pas një jave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...