Benitez: Përvoja e Chelseat, kruciale

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, beson se përvoja e Chelseat në Ligën e Kampionëve mund të jetë vendimtare në duelin e Bluve ndaj Benficas në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se është short i mirë për Chelsean. Sigurisht të gjithë kanë pritur që APOEL të jetë kundërshtari më i mirë, por mendoj se do të jetë pak e vështirë për Chelsean pasi Benfica ka disa lojtarë të mirë”.

“Ata kanë Pablo Aimarin, i cili ishte lojtari im te Valencia, ata kanë lojtarë me talent si Javi Garcia, një mesfushor të fortë sikur Nicolas Gaitan, e kanë Axel Wtsel dhe Oscar Cardozon. Ata janë ekip i mirë, por mendoj se Chelsea do të kualifikohet”, ka deklaruar Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...