Historia e një shoqërie të vërtëtë të Cristiano Ronaldos
"Më duhet të falenderoj mikun tim të vjetër Albert Fantrau për suksesin tim. Ne kemi luajtur së bashku për të njëjtën skuadër në grupmoshat e reja. Kur erdhën emisaret e Sporting për të na ndjekur, na thanë neve se kush do të shënonte më shumë gola në atë ndeshje do të pranohej në Akademinë e tyre" - janë fjalët e Cristiano Ronaldos.
Pastaj Ronaldo vazhdoi - "E fituam 3-0 atë ndeshje, unë shënova të parin, pastaj Albert shënoi golin e dytë me kokë dhe goli i tretë ishte impresionues për të gjithë. Albert doli përballë portierit, unë isha duke vrapuar përballë tij, ai e kaloi edhe portierin dhe gjithçka që i duhej atij ishte të shënonte në portën e boshatisur. Por, ai pasoi tek unë dhe unë shënova. Unë u pranova në akademi. Pas ndeshjes, u takova me të dhe e pyeta: "Pse?" dhe ai mu përgjigj: "Ti je më i mirë se unë!".
Shumë gazetarë shkuan tek shtëpia e Albertit dhe e pyetën atë nëse kjo ngjarje ishte e vërtetë. Ai e konfirmoi. Ai gjithashtu tha se karriera e tij si futbollist përfundoi pas asaj ndeshje dhe se tani është i papunë. ‘ Por si e keni ndërtuar këtë shtëpi kaq të madhe, dhe keni një veturë? Ju dukeni si një njeri i pasur. Ju gjithashtu e mbani familjen tuaj... Nga vjen e gjitha kjo? ‘ Alberti me shumë krenari u përgjigj: "Është nga Cristiano!"
Category: Futboll
0 Komente