Catania i thotë ‘stop’ Milanit

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Catania ka ndalur në një barazim me rezultat 1-1 liderin e Serie A, Milanin, duke e bërë edhe më diskutabile kështu luftën për titull të kampionit.
Ndeshja ishte monotone dhe mjaft e baraspeshuar, ndërsa golin të parët e gjetën Rossonerët, të cilët dhe ishin në rrugë të mirë për të marrë tri pikë.

Supremacia e Zlatan Ibrahimovic shfaqet në minutën e 34, kur asistoi në mënyrë bravoroze nga një pozitë e vështirë për Robinhon, i cili realizoi për 1-0.

Në vazhdim të takimit Catania dominon dhe kërkon golin e barazimit. Vendasit nuk u dorëzuan dhe realizuan me anë të Spollit (57’) për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi, pasi Milani ashtu si të gjitha ekipet tjera të mëdha nuk arriti që të dalë me pikë të plota nga Sicilia.

Me këtë barazim Milani ka 64 pikë në tabelë, pesë pikë më shumë se Juventusi që pret të dielën Napolin në derbin e kësaj jave në Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...