Coutinho: Dua të qëndroj te Espanyoli

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Mesfushori fantastik në pronësi të Interit, Philippe Coutinho, ka pranuar se ai do të ishte i interesuar që të qëndronte në mënyrë permanente te Espanyoli, kur huazimi i tij te klubi spanjoll të përfundojë në fund të sezonit.
19 vjeçari ka qenë impresiv në fanellën e Espanyolit që nga janari kur u huazua në Cornellia-El Prat, ndërsa përkundër dëshirës së Interit për ta rikthyer, është vet Coutinho ai që kërkon të qëndrojë në Spanjë.

“Këtu kam pasur rastin të luaj dhe rastin për të treguar atë që di. Unë nuk e di nëse për mua më mirë është këtu apo në Serie A, por të shohim me kohë. Unë jam pritur shumë mirë dhe ndihem i lumtur kur marr përkrahjen e njerëzve. Unë jam shumë i lumtur dhe gjithmonë tentoj të bëj më të mirën dhe të ndihmoj ekipin”, ka deklaruar Coutinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...