Dalglish i kënaqur me paraqitje në Kupë

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i kënaqur me fitoren 2-1 në Kupën FA ndaj Stoke Cityt.
Liverpooli siguroi edhe një udhëtim tjetër në Wembley duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës FA, më pak se dy muaj pasi po në këtë stadium fitoi trofeun e Kupës Carling.

“Ishte më vështirë se që e prita. Ata filluan vërtet në një tempo të lartë në 20 ose 30 minutat e para dhe ne duhej të përballeshim me ta. Pepe Reina nuk ishte shumë i ngarkuar, por ata gjithmonë janë një kërcënim nga ndalimet dhe harkimet”.

“Mendoj se ishte një paraqitje fantastike në shumë aspekte për ne. Nuk ishte më e mira në aspekt se si e pasojmë topin, por mënyra se si ne e kompletuam dhe rreshtuam veten në vijë, ishte një shembull për secilin”.

“Kjo tregon se sa e rëndësishme ishte ta kalojmë këtë sfidë. Ne shënuam dy gola shumë të mirë nga Luis dhe Stewart që na kaluan më tej”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...