Lescott: Tevez si nënshkrim i ri për Cityn

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Joleon Lescott thotë se rikthimi në ekipin e parë i Carlos Tevez, i cili pritet të përfshihet në ndeshjen e të mërkurës kundër Chelseat, është si nënshkrim i ri për Manchester City.
“Ai është si një nënshkrim i ri. Ai nuk ka qenë i lënduar andaj nuk do të vuajë shumë në aspekt të mprehtësisë dhe formës. Të gjithë djelmoshat janë të ngazëllyer dhe mezi presin ai të rikthehet për të luajtur sërish”.

“Gjatë dy viteve të kaluara ai mbase ka luajtur në nivelin më të qartë të qëndrueshmërisë se sa çdokush tjetër, andaj askush nuk e mohon atë çfarë Carlos ka bërë për klubin dhe sigurisht atë që do të vazhdojë ta bëjë”.

“Është e qartë se situata nuk ishte më e mira për klubin dhe kjo dukej keq për secilin, por kjo është e kaluar dhe ana e ndritshme është se tash ne e kemi atë të rikthyer dhe e kemi sërish në skuadër”, ka thënë Lescott për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...