Më në fund shënon Torres!

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi ka mposhtur Leicester Cityn në Stamford Bridge me rezultat 5-2.

Blutë e Londrës dëshmuan rikthimin në formë, duke dominuar sfidën që në pjesën e parë.

Gary Cahill hapi serinë e golave (12’), para se Salomon Kalou të shënonte për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Dhe njeriu i cili është kritikuar që një kohë të gjatë për mos aftësinë për të shënuar gola, Fernando Torres, gjen rrjetën. Spanjolli në minutën e 67-të shënoi për 3-0. Sidoqoftë, Leicester bëri diçka dhe shënoi (77’) për 3-1 me anë të Bradford.

Dhe në fund Torres (85’), Marshall (88’) dhe Raul Meireles shënuan edhe tri gola tjerë që bënë që sfida të përfundojë me rezultat 5-2 dhe që Chelsea të kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup, ku pret fituesin e takimit Tottenham – Bolton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...