Interi dështon sërish

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Interi ka minimalizuar maksimalisht gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve pas barazimit pa gola në Giuseppe Meazza ndaj Atalantës.

Interi dominoi pjesën e parë, por nuk arriti ta gjente rrugën e golit. Në një moment akordohet penalti për Interin, por atë nuk e realizoi Diego Milito.

Në pjesën e dytë, pa prezencën e presidentit Moratti në stadium, i cili u largua nga ambientet e Meazzas, Interi nuk arriti të bëjë diçka më shumë me një lojë kryesisht monotone.

Me këtë barazim Interi ka 41 pikë në vendin e shtatë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...