United drejt titullit

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka vazhduar me sukses formën e jashtëzakonshme, duke e shkatërruar Wolvesin në transfertë me rezultat 5-0.

United dominoi nga fillimi i sfidës dhe fitorja nuk u vë në dyshim në asnjë moment. Johnny Evans (21’) realizoi për 1-0, ndërsa pas 39 minutash lojë u përjashtua Ronald Zubar gjë që ua lehtësoi punën Djajve.

Antonio Valencia (43’) dhe Danny Welbeck (45’) mbyllën pjesën e parë me reuzltat 3-0.

Në pjesën e dytë fantastik ishte Chicharito. Meksikani shënoi edhe dy gola të tjerë (56’ dhe 61’) që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës prej 5-0.

Me këtë fitore Manchester United pos që kompleton të pestën ndeshje të fituar radhazi, ka 70 pikë në tabelë, katër pikë më shumë se sa Manchester City që pret të mërkurën Chelsean.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...