Di Stefano: Casillas nuk do ta fitojë Topin e Artë

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Real Madridit, Alfredo di Stefano, thotë se Iker Casillas nuk do ta fitoë Topin e Artë.

Ka komente se kontributi i portierit në suksesin e Real Madridit dhe të Spanjës mund t’i shpërblehet atij me çmimin individual më të madh të vitit në futboll.

“Casillas meriton të nderohet pasi ai është një portier i shkëlqyeshëm, por të luash me këmbë dhe jo me duar është ajo çfarë kalkulohet tash, andaj nuk mendoj se ai do të fitojë Topin e Artë”.

“Por ta njohësh atë si portierin më të mirë në Euro, është një shpërblim i mirë”, ka thënë Di Stefano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...