Vilanova dëshiron qëndrimin e Keitas
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilavona, ka porositur mesfushorin Seydou Keita të zgjedhë sukseset në vend të parave.
Keita, 32-vjeçar, është duke menduar një kontratë të majme nga klubi kinez Dalian Aerbin, pasi të bëhet agjent i lirë pas dy sezonesh.
El Mundo Deportivo shkruan se Vilanova ka zhvilluar negociata me Keitan për t’ia bërë të qartë se dëshiron qëndrimin e tij. Keita ka kërkuar garanci se ai do të fillojë më shumë ndeshje këtë sezon, të cilën gjë Vilanova nuk e ka bërë.
Në vend të saj, Vilanova ka porositur veteranin t’i injorojë paratë kineze dhe në vend të saj të qëndrojë dhe të fitojë trofe me Barcelonën.
Category: Futboll
0 Komente