Forlan nënshkruan me Internacionalin
Skuadra braziliane, Internacional ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se ka arritur transferimin e Diego Forlanit nga Interi.
33 vjeçari ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin brazilian pasi Nerazzurët u pajtuan që ta shkëpusin kontratën me të.
Forlan shkoi te Interi verën e kaluar dhe dështoi totalisht në 22 paraqitje, duke shënuar vetëm dy gola.
Category: Futboll
0 Komente