Messi: Sanchez i pa fat me lëndimet

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka lëvduar mënyrën se si Alexis Sanchez është adaptuar te Barcelona, duke thënë se kiliani do të kishte kontribuar më shumë po që se nuk do të ishte prekur nga lëndimet.

“Nuk është e lehtë të ambientohesh në një vend ku je i huaj. Krejt rastësisht, ai ka pasur bashkëlojtarë të rinj dhe një stil të ri të lojës. Mendoj se ai bëri punë të mirë”.

“Ai ka pasur fat të keq me lëndimet që e kanë mbajtur jashtë fushave për disa ndeshje, por shpresoj të ketë më shumë fat sezonin e ardhshëm. Ai është shumë djalosh simpatik, i cili ka arritur të adaptohet shpejt me njerëzit e rinj përreth tij, teksa i është përshtaur stilit specifik të lojës së Barcelonës”, ka potencuar Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...