Galliani: Nuk do ta transferojmë Cesarin

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se klubi ka mbaruar punët në tregun e transferimeve dhe se ata nuk kanë marrë oferta për shërbimet e Robinhos.

“Merkato e jonë është e mbyllur. Ne jemi mirë në të gjitha pozicionet. Robinho? Nuk ka oferta. Ne kemi pesë sulmues dhe nëse askush nuk largohet, atëherë askush nuk do të vijë. Unë informohem rregullisht për atë që po ndodh në treg, por për ne tregu është i mbyllur”.

“Julio Cesar nuk do të vijë, ai është djalosh i mirë, lojtar i madh dhe njeri të cilin e admiroj, por ne kemi tri portierë”, është shprehur Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...