Luka Modric lojtar i Realit?

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Ylli i Tottenhamit, Luka Modric, besohet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe shpejt mund ta finalizojë kalimin e tij në Santiago Bernabeu, gjithnjë sipas portalit kroat 24sata.hr.

Portali i njohur kroat shkruan se Spursat kërkojnë më shumë se 40 milionë funte, por Real Madridi është i bindur se bisedimet me klubin anglez do të përfundojnë me sukses në ditët në vijim.

“Gjithçka është zgjidhur. Luka Modric dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje. Ekziston problem me Tottenhamin, por gjithçka do të zgjidhet shpejt”, ka theksuar një burim i afërt me Modric.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...