Keita largohet nga Barca

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka bërë të ditur në faqen zyrtare të klubit se Seydou Keita ka vendosur të largohet nga Camp Nou.

Reprezentuesi i Malit ka edhe dy vite në kontratën e tij me Barcelonën, por një klauzolë në kontratën e tij thotë se ai mund të largohet në rast se nuk luan në 50% të ndeshjeve.

“Seydou ka bërë të ditur se ai nuk do të qëndrojë në klub. Barcelona falënderon Keitan për rolin e tij në klub në vitet e fundit dhe i dëshiroj atij sukses të madh personal dhe profesional në të ardhmen”, shkruan në komunikatën e klubit katalanas.

Keita ka nënshkruar me Barcelonën në vitin 2008 dhe ka shënuar 22 gola në 168 paraqitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...