Stramaccioni: Sneijder nuk është i pashitshëm

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij se asnjëri prej tyre, duke përfshirë edhe Wesley Sneijderin, nuk është i pashitshëm.

“Nëse shesim Sneijderin, kjo varet nga presidenti Moratti. Nga ana teknike, unë e konsideroj atë të pa zëvëndësueshëm, por ne jemi në një kohë ku futbollin e sjell paraja”.

“Palacio, Silvestre dhe Handanovic janë lojtarë të rëndësishëm për klubin, të cilët i kemi ndjekur që një kohë. Ne kemi edhe Guarin që do të luajë një rol të madh sezonin e ardhshëm. Mendoj se kemi bërë punë të mirë në treg dhe besoj se djemt janë të motivuar. Unë shpresoj se lojtarët e rinj mund të motivojnë lojtarët aktual. Ne kemi ide të qartë, por është moment i vështirë nga këndi ekonomik. Shpresoj se lojtarët do të vijnë duke e ditur se si luajmë”, ka deklaruar Strama.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...