Pele: Koha që Casillas ta fitojë Topin e Artë

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Legjenda braziliane, Pele, beson se tash është koha e duhur që Iker Casillas ta fitojë Topin e Artë, pas performancave impresive në Euro 2012.

“Zakonisht sulmuesit janë ata që e fitojnë Topin e Artë, por për mua do të ishte e pa drejtë që këtë vit të ndodhë kjo. Nuk ka dyshime për paraqitjet e Casillas në kampionatet e mëdha. Kjo do të ishte mundësi e mirë, koha ideale qe t’ia japim Topin e Artë”.

“Ai ka kontribuar po aq sa sulmuesit për fitoret e Spanjës. Ju mund të keni numrin 10 më të mirë, por nuk do të ketë sukses nëse nuk keni një portier të madh prapa tij. Unë kam qenë me rëndësi për Brazilin, nuk do ta mohoj këtë, sepse isha sulmues. Por, shikoni në Carrizon, Yazhin dhe Banks. Njerëzit nuk flasin për portierët”.

“Secila epokë ka lojtarin e madh. Ka kohë kur janë katër-pesë lojtarë që krahasohen me mua, por për mua, tani është koha për një nevojë. Kush sot mund të krahasohet me Messin? Neymar? Cristiano Ronaldo është i dyti, por kush tjetër është aty pari? Mediat e bëjnë diferencën. Më është dashur të luaj dhe të nxjerr shpirtin për të ardhur aty ku jam sot. Sot, një lojtar shënon një gol të mirë dhe përmendet nëpër botë”, ka deklaruar Pele.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...