Radwanska dhe Williams në finale

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Agnieszka Radwanska është bërë polakja e parë që ka arritur në një finale të një turneu grand-slam që nga viti 1937, pasi ka mposhtur Angelique Kerber për t’u kualifikuar në finale ku do të ketë punë me amerikanen Serena Williams.

Radwanska shënoi fitore të lehtë ndaj Kerber me rezultat 6-3 dhe 6-4, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Nga ana tjetër diçka punë më të vështirë pati Serena Williams, e cila arriti ta mposhtë Azarenkan me rezultat 6-3 dhe 7-6.

Finalja e madhe e femrave në Wimbledon zhvillohet të shtunën në Center Court.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...