Brazili në çerekfinale të Londra 2012
Kombëtarja olimpike braziliane është treguar e pamëshirshme edhe ndaj Zelandës së Re, duke e mposhtur kombëtaren nga oqeania me rezultat 3-0.
Brazili dominoi nga fillimi dhe nuk e kishte problem përfundimin e dilemës pas gjysmë ore lojë.
Danilo së pari shënoi në minutën e 23-të, para se ëndrra e Milanit, Leandro Damiao të realizonte për 2-0 (29’).
Sandro i gëzoi bastexhinjtë, duke shënuar për golin e tretë të këtij takimi dhe për rezultatin përfundimtar 3-0 (52’).
Brazili me nëntë pikë kualifikohet nga grupi si lider dhe kalon lehtësisht në çerekfinale të Lojërave Olimpike, Londra 2012.
Category: Futboll
0 Komente