LO: Amerikanet dominojnë në not
Shtetet e Bashkuara kanë fituar edhe një medalje olimpike në not të lirë në finalen femrave 4x200 metra.
Missy Franklin i dha një fillim të shkëlqyeshëm ekipit amerikan madje duke luftuar për thyer rekordin botëror, por Dana Vollmer dhe Sahnnon Vreeland humbën pozitën e parë.
Një xhiro e fundit e mahnitshme nga notuesja Allison Schmitt, e cila fitoi medaljen e artë në 200 metra, të argjendtën në 400 dhe të bronztën në 100, arriti të tejkalojë rivalin saj australiane për të fituar edhe një medalje të artë.
Katërshja australiane Bronte Barratt, Melanie Schlanger, Kylie Palmer dhe Alicia Coutts, u mjaftuan me medaljen e argjendtë, derisa Franca fitoi medaljen e bronztë.
0 Komente