LO: Nathan Adrian fiton për 0.01 sekonda
Notuesi amerikan Nathan Adrian ka fituar medaljen e artë në 100 metra në not duke përfunduar vetëm një të qindtat e sekondës para kampionit të botës, australianit James Magnussen.
Në një garë ngazëlluese, 23-vjeçari ishte i treti kur kaluan 50 metra, por pastaj i dha forcës për të përfunduar garën për 47.52 sekonda, me Magnussen i cili përfundoi për 47.53.
Fituesi i medaljes së argjendtë në kampionatin botëror, kanadezi Brent Hayden, përfundoi i treti duke shënuar kohën 47.80.
“Kjo ngjarje zhvillohet një herë në katër vite dhe e dija se duhet të jap gjithçka atje. E provova këtë gjatë provave dhe dola 48.1, andaj me pak më shumë pushim dola ca më i shpejtë”, ka thënë Adrian.
0 Komente