Del Bosque: Për ne tashmë filloi Botërori

dardanmiftari | Monday, September 10, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, është shprehur i bindur se fituesit e Euro 2012 nuk duhet që të humbasin fokusin në kualifikime, pasi në grup është edhe Franca shumë e rrezikshme.

Spanja është në një grup me Francën, Finlandën, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë në Grupin I, ndërsa Del Bosque kërkon top performancë nga Stuhia e Kuqe, pasi siç dihet pozita e parë kualifikohet direkt.

“Botërori nuk fillon në vitin 2014, por që tani, këtu ne Tbilisi të Gjeorgjisë. Për të mbrojtur titullin që Spanja e fitoi në Johannesburg, ne duhet së pari të kualifikohemi për Brazilin. Lojtarët e dinë se do të jetë vështirë, por nuk duhet të lejojmë që t’i nënvlersojmë kombëtaret e vogla”, është shprehur Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...