Pesë mesfushorë, Bogdani i vetëm në sulm?

dardanmiftari | Monday, September 10, 2012 | 1 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares Shqiptare, Gianni de Biassi, raportohet se do të luajë me vetëm një sulmues dhe me një mesfushë të ngjeshur për sfidën e radhës kualifikuese për Botërorin 2014 ndaj Zvicrës.
Sporti Shqiptar shkruan se trajneri italian nuk do të mbajë as formacionin që startoi kundër Qipros, por as atë që në minutat e fundit solli fitoren 3-1.

Sipas sportives shqiptare, De Biasi do të mbajë të vetëm në sulm shtatlartin me përvojë të kombëtares, Erjon Bogdanin, ndërsa do rreshtojë pesë mesfushor e synimin të neutralizojë repartin më të fortë të Zvicrës, ku ligjin e bëjnë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë do të kërkojnë të zotërojnë repartin duke aktivizuar Ervin Bulkun para mbrojtjes, pastaj Burim Kukelin para tij, si pikë lidhëse me Jahmir Hykën e avancuar, ndërsa nga krahët pritet të jenë Alban Meha dhe Andi Lila.

Nëse Nëse kjo do të mbetet edhe versioni përfundimtar, formacioni për ndeshjen ndaj Zvicrës, në sistemin 4-5-1, do të ishte:



Ujkani

Dallku – Cana – Mavraj – Agolli

Bulku – Kukeli

Lila – Hyka – Meha

Bogdani

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. shpresoj qe selektori i kombetares nuk do e bej ket gabim te te luaj me ket form,se do na bojn hor,e dim mire se qfar sulmi kan zvicerra.forca kuq e zi.

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...