Falcao do t’i kushtonte Realit mbi 70 milionë
Real Madridi do të duhet të paguajë mbi 70 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madrid, Radamel Falcao.
Babai i Falcao, Radamel Garcia, së fundi zbuloi se ëndrra e djalit të tij ishte të luajë për Real Madridin.
El Mundo Deportivo shkruan se presidenti i Atletico, Enrique Cerezo, nuk do të mendojë ta shesë atë për më pak se sa klauzola e tij blerëse, e cila kap shifrën e 60 milionë eurove.
Nëse një klub do të dëshironte ta blejë kolumbianin shuma do të shkonte në mbi 70 milionë për shkak të tatimeve shtesë, e cila për Realin do të arrinte saktësisht 72.6 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente