Neymar: Nuk jam makinë

dardanmiftari | Monday, September 10, 2012 | 0 Komente

Ylli i Santos, Neymar, edhe një herë ka ngritur zërin për të mbrojtur paraqitjet e tij, pas fitores minimale të Brazilit në miqësoren ndaj Afrikës së Jugut.

Sulmuesi brazilian u fishkëllye nga tifozët, pasi Brazili dështoi të lërë mbresa kundër skuadrës afrikane, dhe Neymar mendon se njerëzit kërkojnë tepër nga ai.

“Jam ndjerë keq për shkak të asaj çfarë ndodhi kundër Afrikës së Jugut. Unë nuk jam makinë”.

“Isha i rraskapitur pas ndeshjes së të premtes, edhe fizikisht edhe mentalisht .Vetëm dua të vazhdoj të luaj dhe ndihmoj Santos dhe ekipin kombëtar”, ka thënë ai për Globo Esporte.

Të martën Brazili do të zhvillojë një ndeshje tjetër miqësore kundër Kinës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...