Rijkaard: S'kam parë kombëtare si Spanja

dardanmiftari | Saturday, September 08, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Arabisë Saudite, Frank Rijkaard, thotë se ai kurrë nuk ka parë kombëtare më të mirë në jetën e tij se sa Spanja.

“Kjo Spanjë është duke impresionuar gjithë botën e futbollit. Unë kurrë nuk kam parë një kombëtare të luajë aq mirë si Spanja. Xavi dhe Iniesta janë ndër lojtarët më të mirë në botë. Ata mund të jenë vendimtarë në secilin ekip që luajnë”.

“Spanja na mposhti me meritë. Ata krijuan aq shumë raste. Ne tashmë e kemi ditur se do të jetë shumë vështirë, por kur përballeni me ekipin më të mirë në botë një humbje prej 5-0 është normale”, ka thënë Rijkaard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...