Stramaccioni: Sezon kyç për Interin

dardanmiftari | Saturday, September 08, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ndjen se sezoni 2012/2013 do të jetë krucial për Interin, pasi Nerazzurët po kërkojnë që të rindërtojnë skuadrën.

“Ky është sezon shumë i rëndësishëm për Interin. Është viti kryesor sepse është periudhë ku po i vëmë bazat e ekipit të së ardhmes, ekipit që do të sfidojë Italinë dhe gjithë kontinentin”.

“Rruga do të jetë e vështirë dhe ne nuk do të tërhiqemi. Ne po ndërtojmë diçka të veçantë që unë besoj se është shumë me rëndësi. Të gjithë duhet t’i kontribojmë këtij projekti”, ka thënë Stramaccioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...