Cisse ankohet: Klubi s'më jep tasqebap
Në futboll dëgjojmë herë pas herë histori dhe deklarata shumë të çuditshme, madje edhe qesharake. Por si kjo e sulmuesit të Newcastle United, Papiss Demba Cisse, nuk kishim dëgjuar më parë.
Bomberi senegalez i skuadrës që militon në Premier League justifikohet se nuk po shënon me gola prej ushqimit që i shërbehet në mensën e klubit.
"Sezonin e kaluar unë kalova një periudhë të shkëlqyer. Isha në formë të mirë fizike dhe shënoja shumëgola. Sivjet gjërat kanë ndryshuar paksa dhe mendoj se kjo ka të bëjë me ushqimin. Unë haja shumë shpesh tasqebap në klub, diçka që më pëlqen shumë dhe që mendoj se më ndihmon si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ndërsa sivjet nuk më kanë shërbyer më. Sa herë që shkoj në mensë, u kërkoj të më gatuajnë, por ata më thonë se nuk ka", deklaroi Cisse. /albeu.com/

Category: Futboll