Ja sa afër ishte Ibrahimovic të luajë për Arsenalin

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Kjo foto e Ibrahimovicit me fanellën Nr.9 është bërë para 12 viteve pas një takimi me Arsene Wenger, ku kishin diskutuar për një transferim te mundshëm të suedezit te Arsenali.

Ibrahimovic tani ka zbuluar disa gjëra interesante në lidhje me këtë ngjarje që pak kush ka qenë i informuar deri sot.
“Wenger më dha numrin 9 të Arsenalit me emrin tim prapa dhe unë isha shumë i kënaqur. Pastaj unë prita që ai të më bindte që t’i bashkohem Arsenalit, por ai as që u mundua”.

“Ai në të vërtetë kurrë nuk më ka bërë një ofertë serioze, ai më tha ‘Unë dua të shoh së sa i mirë je ti. Bëje një provë. Unë nuk mund ta besoja një gjë të tillë dhe pastaj i thash se Zlatani nuk bën audicione dhe u largova”, ka thënë 31 vjeçari./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!