Drejtoi sportiv i Werderit kalon në rivalët e Wolfsburgut

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Bremen, 15 nëntor - Alofs Klaus, i cili për një kohë të gjatë ishte drejtor sportiv i klubit të Werder Bremenit, ka marrë të njëjtën detyrë në  ekipin rival, Wolfsburg, njoftojnë mediat gjermane.

Alofs vendosi të ndryshojë "fanellën" pas 13 vitesh qëndrimi në Werder si drejtor sportiv, me të cilin ekipi ai në partneritet me trajnerin Thomas Schaf, fitoi titullin e Bundesligas në vitin 2004 dhe dy herë triumfoi në Kupën e Gjermanisë - 2004 dhe 2009.

Alofs në Werder, me burime të kufizuara, ishte shumë i suksesshëm në biznesin e tij primar - angazhoj lojtarë dhe trajnerë të shkëlqyer.

Wolfsburg, i cili mbështetet financiarisht nga kompania e makinave Volkswagen, ka shkarkuar muajin e kaluar trajnerin Felix Magath, i cili së bashku me pozitën e trajnerit mbante edhe postin e drejtorit sportiv.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!