Grizzles vazhdojnë me fitore, gjunjëzojnë nënkampionin

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Oklahoma, 15 nëntor - Në natën mes të mërkurës dhe të enjtes në NBA janë luajtur dhjetë ndeshje, me që rast basketbollistët e Memphis Grizzles po befasojnë me paraqitjet e tyre mbresëlënëse, ndërsa së fundit kanë mposhtur edhe nënkampionin e ligës më të fortë në botë të basketbollit, Oklahoma City Thunder.

Oklahoma pësoi disfatë prej Memphisit me një diferencë prej dhjetë pikësh, përkatësisht 107:97 dhe kështu kanë arritur deri tek fitorja e gjashtë në shtatë ndeshje. Rudy Gay shkëlqeu me 28 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, 20 pikë dhe 11 kërcime kishte Zack Rendolf, ndërsa spanjolli Marc Gasol, shtoi 14 pikë. Ndërsa tek ekipi humbës lojtari që shkëlqeu më së shumti ishte Kevin Durent, i cili shënoi 34 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Russell Westbrook ka shtuar 17 pikë, 13 kërcime dhe 6 asistime. Kurse spanjolli, Serge Ibaka apo ndryshe siç quhet “bananameni” përfundoi ndeshjen me 17 pikë dhe 8 kërcime.



Rezultatet tjera në NBA:



Philadelphia - Detroit 76:94

Boston - Utah 98:93

Houston - New Orleans 100:96

Milwaukee - Indiana 99:85

Minnesota - Charlotte 87:89

Oklahoma City - Memphis 97:107

Dallas - Washington 107:101

Phoenix - Chicago 106:112

Golden State - Atlanta 92:88

LA Clippers - Miami 107:100

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!