Djokovic dhe Sharapova të suksesshëm në Australian Open

Unknown | Monday, January 14, 2013 |

Novak Djokovic fiton me sukses sfidën e parë të Australian Open. Raketa numër një në botë për meshkuj, arrin të mposht pa problem rivalin e tij francez, Paul-Henri Matheiu, në këtë sfidë që zgjati 1 orë e 44 minuta. Djokovic arriti të shkëputet duke fituar epërsin e një seti me rezultatin 6-2. 

Megjithatë, kundërpërgjigja e francezit nuk vonon pasi në të dytin, ai arriti të ngushtoje diferencën por pa mundur të superojë precizionin e Novak Djokovic që fiton sërishtë, por me rezultatin 6-4. Ndërsa në setin e tretë rivaliteti shtohet dhe saktësia e Matheiu fillon të veshtiresoje pozitat e Djokovic, që pak e ndan nga fitorja. 

Ndonëse set i vështirë, raketa numër një në botë arrin të dominojë me tie -break, me rezultatin 7-5, për vetëm 39 minuta. Djokovic tashmë pret rivalin e rradhës në raundin e dytë , amerikanin Ryan Harrison. Ndërsa për Maria Sharapovën gjithçcka është më e thjesht. Në tapetin e Melburnit, tenistja ruse mposht pastër 2-0 me sete 6-0, 6-0,  patrioten e saj Puchkova, në këtë sfidë që zgjati gjithsej 57 minuta. Në raundin e tretë të Australian Open, Sharapova do të përballet me Venus Williams. 

Tenistja amerikane arriti të fitoj përballë Voskopoeves, 2-0 me sete, 6-1, 6-0, duke e mbyllur takimin për 1 orë e 2 minuta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!