Glasgow Rangers kërkon të luajë në Premier League

Unknown | Monday, January 14, 2013 |

Kërkesa e Glasgow Rangers për t’u futur në një kampionat prestigjioz si Premier League angleze , ka hyrë në një kapitull të ri. Skuadra skoceze që ka kaluar nën administrim për shkak të borxheve, përmes aksionerit kryesor ka kërcënuar UEFA-n se do ta çojë çështjen në gjykatë. 

Charles Green, ka dhënë shembujt e skuadrave uellsiane si Cardif City apo Swansea apo bashkëpunimin në futbollin e femrave mes Belgjikës dhe Holandës, si shembujt ku bazohet ekipi skocez për të ndryshuar kampionat. Numri 1 i Glasgow Rangers, që garanton mesatarisht 40 mijë tifozë çdo ndeshje është kundër planit të ristrukturimit të Kampionatit Skocez. 

Ai ka bërë të qartë se një lëvizje e mundshme drejt Anglisë është mëse konkrete. “Nëse thuhet se nuk duhet të pranohemi në kampionatin anglez, atëherë duhet të nxirren jashtë tij edhe Swansea e Cardif, pasi edhe ata po luajnë në një shtet të huaj. Mos njerëzit po thonë se Uellsi është në rregull, por Skocia jo? Nuk mund të ekzistojë një situatë ku një pjesë e Unionit aneksohet nga autoritetet futbollistike” tha Charles Green.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!