Tevezit i merret patentë shoferi, s’e kuptoi ‘constabulary’
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Teves ka mbetur pa patentë shofer. Policia angleze ia ka marrë atij leje për gjashtë muaj pasi që nuk iu është përgjigjur letrave dhe thirrjeve të policisë.
Argjentinasi temperament në gjykatë ka thënë se nuk e ka ditur se po e fton policia, si dhe nuk e ka kuptuar çfarë do të thotë "constabulary", respektivisht “Stacioni i Policisë”.
Përveq lejes që i është, Tevezi duhet të paguaj edhe dënimin në vlerë prej 1.540 futa. Argjentinasi po ashtu ka thënë se ai nuk ka qenë duke e ngarë veturën atë ditë për të cilën ngarkohet me kundërvajtjen se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe.
Për Tevezin ky është dënimi i dytë që nga ardhja në Angli. Ai në shtator të vitit 2011 ishte dënuar me 60 funta dhe marrjen e tri pikëve për shkak të vozitjes së shpejt të modelit më të ri “Bentley”. (ORAinfo)
Category: Futboll